Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pezullon nga detyra dy punonjës të bashkisë pasi helmuan kafshët
Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale që paraqet një rast të dyshuar helmimi të një kafshe, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka ndërmarrë menjëherë masa disiplinore.
Në njoftimin zyrtar, Agjencia bën me dije se po verifikon të gjithë materialin lidhur me këtë ngjarje dhe ka pezulluar nga detyra punonjësit E.H., Dh.P., A.K., përfshirë Hermionën dhe dy punonjës të tjerë të Bashkisë, deri në sqarimin e plotë të rrethanave.
Agjencia distancohet plotësisht nga çdo veprim që cenon mirëqenien e kafshëve dhe garanton se do të zbatojë me rigorozitet masat dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
Në përfundim, Agjencia falënderon median dhe qytetarët për raportimin dhe bashkëpunimin e treguar dhe siguron komunitetin e kafshëdashësve se misioni i saj mbetet garantimi i sigurisë, mirëqenies, strehimit dhe adoptimit të kafshëve.