VIDEO/ Çdo gjë e shkatërruar... Këto janë pamjet nga shpërthimi me tritol i restorantit në Kamëz

Këto janë pamjet e restorantit i cili u hodh në erë me tritol mëngjesin e së shtunës në Kamëz.

Struktura e tij duket e dëmtuar, ndërsa dyshohet se sasia e lëndës plasëse ka qenë e konsiderueshme.

Pronarët e restorantit janë shprehur për policinë se nuk kanë asnjë konflikt dhe se nuk dyshojnë tek askush që mund të ketë vënë tritolin.

Ndërkohë, policia ka ngritur grup hetimor për të zbardhur më shumë detaje nga rrethanat dhe autorët e ngjarjes.