Aksident i rëndë në Roskovec, plagosen gjashtë persona

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur 'Verbas', në aksin nacional Fier–Rroskovec. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e gjashtë personave.

Të dy drejtuesit e mjeteve, si edhe pasagjerët që udhëtonin me ta, janë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit për kontroll mjekësor. Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në fshatin Verbas, automjeti me drejtues shtetasin J. V., 18 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. S., dhe për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe katër pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.