52-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Kamëz, ja çfarë dyshohet
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kamëz. Rreth orës 07:40, më datë 15.11.2025, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ç., rreth 52 vjeç.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se 52-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vijojë hetimet për rastin.