Zjarr në një zonë industriale në Argjentinë, plagosen 25 persona
Më shumë se 22 persona janë plagosur nga një zjarr dhe shpërthimet pasuese në një zonë industriale në periferi të Buenos Aires, Argjentinë. Zjarri, i cili shpërtheu në rrethana të panjohura në zonën industriale të Eseisa, është përhapur në disa objekte.
“Shpërthimet dhe zjarri që ka përfshirë disa objekte janë të tmerrshme”, tha kryebashkiaku i Ezeizës, Gaston Granados.
Pamjet nga parku industrial Spegazzini tregojnë shkallën e shkatërrimit në zonë, ku forca të forta zjarrfikëse dhe ambulanca kanë mbërritur me nxitim në vendngjarje. Deri më tani, shkaqet e shpërthimit mbeten të paqarta.