Shpërthim me tritol në një biznes në Kamëz

Një shpërthim me tritol është regjistruar rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një biznesi në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa raportuar persona të lënduar.

Forcat e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.