Kamera e fshehtë/ Anulohet koncerti i ZaFest i Vlashent Satës, këngëtari bie pre e 'Piranjave'
Ky individ që po lutet në heshtje në hollin e Bashkisë Shkodër, është kantautori Vlashent Sata, ose siç e njohim ne tek Piranjat, burri i Dojnës, moderatores tonë, të cilës si një bashkëshort shembullor, i ka kushtuar një këngë.
42 vjeçari me origjinë nga Shkodra, do të merrte mësimet e para për muzikë, nga babai i tij Loro Sata, muzikolog i njohur, për të vijuar më pas formimin në Francë, në fillim në konservatorin e Bordosë, dhe më pas në atë të Parisit. Pas karrierës atje, kantautori vendos të rikthehet në Shqipëri, i ndikuar nga një ftesë televizive, dhe një intervistë e vetme....
Dhe sot ja ku jemi, jeta e Vlashent Satës, ka dy dashuri të mëdha, Dojnën dhe djalin e tyre 3 vjeçar Nolan Sol. Por përtej tyre, prej 9 vitesh kantautori ka edhe një dashuri tjetër të madhe, eventin e përvitshëm muzikor, Za Fest, i cili zhvillohet në Shkodër, në kalanë Rozafa. Dhe kur bëhet fjalë për Za Fest, dita nis ndryshe për cciftin Sata - Mema.
Thotë faleminderit por ende nuk e di se çfarë do t’i vijë, sepse besojmë, e keni kuptuar që gjithë kjo reklamë për Vlashentin, e ka një prapaskenë, ose për ta thënë më trocc, një kurth, i kurdisur... nga kush tjetër, përvecc asaj që i qëndron në krah në të mirë e në të keq.
Kurthi ynë është fare i thjeshtë. Vlashenti ka bërë përgatitjet e fundit për Za Fest 2025, i cili do të startojë në mbrëmjen e 24 Korrikut.
Duhet ta bëjmë Vlashentin të besojë që pikërisht në natën e parë të koncertit, gjithçka do të dështojë, për fajin e një grupi arkeologësh që do të vizitojnë kalanë. Për këtë, kërkojmë ndihmën e Sarës, drejtores së kulturës në Bashkinë Shkodër, që sot do të rikthehet në profesionin e saj të parë, atë të aktores, dhe Nikolinit, aktorit tonë, i cili supozohet të jetë eksperti i monumenteve të kulturës.
Por më përpara, na duhet që kantautorin ta sjellim në zyrën e kulturës në bashki, aty ku e presin kamerat tona të fshehta.
Nuk vonon as 5 minuta pas telefonatës, dhe Vlashenti i shoqëruar nga Dojna dhe bashkëpunëtorja e ngushtë Arbana, mbërrijnë në zyrën e drejtoreshës, ku kjo e fundit i komunikon një situatë.
Vlashenti nuk e ka kuptuar shumë mirë, por ndërsa dy drejtorët kërkojnë t’ia sqarojnë situatën, një person i paftuar, hap derën pa trokitur aspak, duke kerkuar bileta për koncertin më të madh ndonjëherë në shkodër.
Por Sata nuk është aq mizor me fansat, dhe pas leksionit që dha, ndërpret ironinë dhe kërkon të zgjidhë problemin e fansit dorështrënguar.
Pasi ka sqaruar fansin me detaje krejt të panevojshme, ndërsa ai priste thjesht të kapte ndonjë biletë qyl, Sata është rikthyer në argumentin e Kalasë, që me sa duket ende nuk e ka kuptuar mirë.
“Vlashent, koncerti do të shtyhet.”
Po po, do të shtyhet Vlashent. Çfarë ka këtu për të mos kuptuar. Prioritet kanë ekspertët turq, ndërsa koncerti mund të bëhet pas mesnate. Madje për këtë ka edhe një shkresë nga ministria.
Çfarë do të thotë shtyrja pas orës 11? E thjeshtë për tu kuptuar. Turqit do të lënë kalanë në orën 11 të natës. Pas kësaj ore do nisë hyrja për fansat e Za Fest. Me një llogari të thjeshtë i bie që festivali të nisë diku pas orës 1 pas mesnate... dhe kjo ishte një llogari optimiste, sepse përgatitjet, skena, sound check natyrisht që marrin shumë më tepër kohë. Sidoqoftë, le të presim se si do marrë zgjidhje kjo situatë delikate"
Vlashenti ka një pamje që miksohet mes habisë dhe zemërimit. Ministria e Kulturës e cila e ka mbështetur për vite me radhë në projektin e tij ambicioz, kësaj radhe i ka ngulur një thikë pas shpine, që e ka plagosur rëndë artistin shkodran. Por për t’i dhënë goditjen fatale, mendon Nikolini.
Dëbati për kalanë tashmë është ndezur, dhe Nikolini si ekspert i arkitekturës greko - romako - otomane, vazhdon ta godasë pa mëshirë artistin, për të cilin me sa duket nuk ka aspak konsideratë.
Propozimet e ekspertit për shpërnguljen e Za Festit në Gjuhadol, një nga rrugët më karakteristike të Shkodrës, vetëm sa e ngatërrojnë më shumë debatin, në të cilin përfshihet edhe bashkëpunëtorja e këngëtarit.
Me këtë batutën shkodrane me fenë e samës duket qartë që Vlashent Sata po i afrohet temperaturës së vlimit. Por duhet edhe pak kohë të mbërrijmë atje.
Za festi apo germimet arkeologjike? Kjo eshte dilema që nuk po i japim zgjidhje prej disa minutash.
Shume e thjeshtë. Fansat pijnë deri në mesnatë, dhe më pas shkojnë të karikuar me energji në Za Festin e Vlashent Satës, ide me të cilën pajtohet edhe Dojna. Por problemi nuk është kaq i thjeshtë, sepse vërtetë është premtuar se në 11 do të mbarojnë punimet, por askush nuk është i sigurtë që turqit do ta mbajnë fjalën.
Sidoqoftë le ta shohim pak nga ana pozitive, sepse nga një debat me tone të larta, mund të lindin edhe ide gjeniale se si të rregullohet infrastruktura e kalasë Rozafa...
Kjo përgjigje e mbush kupën, për më tepër kur Dojna duket tepër e qetë përballë kësaj situate.
Cdo gjë tashmë ka dalë jashtë kontrollit, dhe kjo zyrë e bashkisë së Shkodrës po ngjan më shumë me një lokal lagjeje ku pijanecat janë sherr kush e derdhi gotën e rakisë. Prandaj për të qetësuar gjakrat, duhet të ndërhyjnë forcat e rendit.