Ajo e shoqëroi postimin me një mesazh ku thekson lidhjen e saj të fortë me partnerin: “Ai doli me këtë… kështu që u sigurova që nuk do të hipja në diçka më pak”, duke shtuar hashtag-un që reflekton suksesin e tyre të përbashkët: “Kur ai fiton, shkëlqejmë të dy”.

Ky gjest i Kreshnik Gjergjit ka marrë vëmendje të madhe dhe komente pozitive nga miq, kolegë dhe fansa.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/November/14/auto_Screenshot_71763154491.png", "width": 900, "height": 649 } }

Kreshniku surprizon Dafinën me Rolls-Royce Cullinan

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, i ka lënë pa fjalë fansat pasi ka ndarë në rrjetet sociale detaje të një surprize të jashtëzakonshme nga bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji.

Në postimet e shpërndara në Instagram, Dafina zbuloi se Kreshniku i ka bërë asaj dhuratë një makinë super-luksoze: një Rolls-Royce Cullinan të zi, të zbukuruar me një fjongo të kuqe. Vlera e kësaj makine, e cila konsiderohet si një ndër SUV-të më luksozë në botë, arrin shifra marramendëse, që kapin vlerën e 400 mijë eurove.

Në fotot e publikuara, makina shihet në një ambient të ndriçuar me drita të kuqe, ndërsa Dafina pozon me djalin para makinës luksoze.

View this post on Instagram

A post shared by Dafina Zeqiri Gjergji (@dafina.zeqiri)