Vasili: Edi Rama po lë Shqipërinë pa port, mallra do shkojnë drejt Selanikut dhe Malit të Zi

Nga Petrit Vasili

Në 27 nëntor të vitit 2022, me mbledhjen e dy Kuvendeve Shqipëri–Kosovë, Rama, si mashtrues i sprovuar, deklaroi solemnisht:

‘Në fillim të vitit të ardhshëm hapim garën ndërkombëtare për Portin e Ri të Durrësit që do të ndërtohet në Porto Romano dhe në fillim të 6-mujorit të dytë do jemi në kantier në portin e ri të Porto Romanos që do të jetë projekt i përbashkët që do të lidhen me Prishtinën dhe Strugë me dy porte të thata’, tha Rama.

Ndërsa Zv.ministrja e Infrastrukturës, Enkelejda Muça, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë tha:

‘Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet të nisin në vitin 2027’.

Pra, Shqipëria mbetet pa Portin e Durrësit dhe ndërkohë për më shumë se dhjetë vjet, në rastin më të mirë.

Ndërkohë mallrat stabilizojnë rrugë të reja nga Mali i Zi dhe Selaniku.

Shqipëria realisht humbet një pasuri kombëtare si Porti i Durrësit.

Ndërkohë SPAK rri e vështron se si këto krime monstruoze ekonomike me pasoja miliarda euro konsumohen hapur.