Paralajmërim për reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) njofton se sipas informacionit të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), gjatë ditëve në vijim priten reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe të vendit, me mundësi për vërshime në zonat urbane.
Parashikimi sipas datave:
E Hënë, 17 Nëntor 2025:
Reshje mesatare deri lokalisht intensive në Shkodër, Kukës dhe Vlorë.
Reshje mesatare të shoqëruara me shtrëngata në Durrës dhe Tiranë.
E Martë, 18 Nëntor 2025:
Reshje intensive deri shumë intensive në Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Reshje intensive në Dibër, Durrës dhe Tiranë.
Reshje mesatare deri lokalisht intensive në Elbasan dhe Fier.
Shtrëngatat priten në të gjitha qarqet e përmendura.
Shtrëngatat dhe reshjet e dendura mund të shkaktojnë vërshime dhe probleme të ndryshme, sidomos në zonat urbane me sistem kanalizimesh të pamjaftueshëm ose të bllokuar.
Masat paraprake të rekomanduara:
Njoftimi i bashkive dhe strukturave të mbrojtjes civile.
Njoftimi i bizneseve dhe blegtorëve pranë lumenjve ose zonave të përmbytshme për zhvendosjen e bagëtive.
Informimi i popullsisë për të siguruar jetën dhe gjësë së gjallë (zhvendosje nga zonat e rrezikuara, vendosje e ushqimeve mbi nivelin e ujit).
Kontrolli dhe zhbllokimi i sistemit të kanalizimeve, pusetave dhe nënkalimeve në zonat urbane.
Mbajtja në gatishmëri e hidrovorëve, sistemit të ujësjellës-kanalizimeve dhe furnizimit me energji elektrike.
Informacioni është bazuar në të dhënat e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO).