Gazment Bardhi: Majlinda i bashkohet Belindës në SPAK. Në Fier kishte bandë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas njoftimit se kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, është marrë e pandehur nga SPAK për akuzat e lidhura me krime zgjedhore.

Në deklaratën e tij, Bardhi e cilëson këtë zhvillim si një hap pozitiv për banorët e Roskovecit, por thekson se ai mbetet i pamjaftueshëm përballë shkeljeve që, sipas tij, janë kryer ndër vite në këtë bashki.

‘Lajm i mirë për qytetarët e Roskovecit!

Më në fund kriminelja elektorale Majlinda Bufi, do të përballet me pasojat e një pjese të krimeve të saj. Marrja e pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve të shumta të kryera prej saj në ushtrimin e detyrës si Kryetare e Bashkisë së Roskovecit. Kriminelja elektorale Bufi i bashkohet kështu kryekrimeneles elektorale Balluku, duke u konfirmuar ajo që kemi thënë prej ditës së parë se në Fier, Partia Socialiste u shndërrua në një bandë elektorale të mirëfilltë e dirixhuar nga Belinda Balluku.

Fillim i mbarë, por i pamjaftueshëm!’, shkruan Gazment Bardhi në reagimin e tij.