Ministri i Jashtëm gjerman viziton Tiranën më 17 nëntor
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë ditën e hënë më 17 Nëntor.
Wadephul do të mirëpritet në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme nga Ministrja Spiropali në orën 15.30.
Pas takimit bilateral, të dy Ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në mjediset e MEPJ, prej orës 16.30, deri në 17.00.