SYRI TV/ ‘BE po flirton me një narko-shtet’, ARTE skanon Narkoshtetin në dyert e BE

Hapësirën që në mediat ndërkombëtare deri pak vite më parë e zinte Shqipëria turistike, tani e zë ajo “Shqipëria e Narkotrafikut”, që është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të drogës për shkak të lehtësirave që krijon qeveria.  Rrjeti televiziv ndërkombëtar ARTE ka realizuar një investigim ku thekson se bandat mafioze të drogës janë të lidhur ngushtë me elitën qeverisëse shqiptare. ARTE e cilëson Shqipërinë si kalin e trojës që narkotrafikantët duan të fusin në BE, teksa i kanë dhënë hapësirë së sanksionimi të biznesmenit Luftar Hysa, bashkëpunëntor i Sinaloas.

Syri TV

Rrjetet e mëdha të bandave mafioze shqiptare por dhe ato ndërkombëtare si Ndrangheta apo Sinaloa kanë depërtuar në rrethet më të ngushta të qeverisë Rama duke u bërë më të fuqishme, më të mbështetura dhe më të paprekshme.

Ky fenomen çdo ditë po tërheq dhe vëmendjen e mediave më të rëndësishme në botë, që nga Shqipëria nuk i tërheq më turizimi dhe Kryeministri piktor, por kartelet e drogës, teksa së fundmi është rrjeti prestigjoz Arte që i ka kushtuar një tjetër artikull  vendit tonë.

Në investigimin e ARTE theksohet se Shqipëria sot është vendi më i favorizuar për t’u anëtarësuar në BE, dhe Brukseli e paraqet si shembull reformash dhe stabiliteti.

Por  gazetarët e ARTË shtrojnë pyetjen nëse  është Shqipëria një kandidate model, apo kali i Trojës i narkotrafikantëve në Evropë?

Në paketën më të fundit të zgjerimit, Komisioni Evropian e vlerësoi Shqipërinë si një nga vendet kandidate më të avancuara dhe më të përgatitura për anëtarësim të ardhshëm në BE.

Investimi i ARTE sjell ndërmend faktin se sipas Europol-it, mafia shqiptare është ndër pesë rrjetet më të rrezikshme të trafikut të kokainës në kontinent, arsye për të cilën disa tashmë e quajnë ‘Kolumbia e Evropës’.

Në  investigimin  e ARTE theksohet se Bandat e drogës në Shqipëri jo vetëm që lëvizin shuma të mëdha parash, por kanë shtrirë ndikimin e tyre deri në nivelet më të larta të shtetit, duke prekur qeverinë dhe sistemin gjyqësor.

Në krye të këtij ndikimi ndodhet socialisti Edi Rama, i rizgjedhur për herë të katërt si kryeministër. Rama dyshohet se të paktën mbyll sytë ndaj aktivitetit kriminal të klaneve. Rreth tij skandalet janë shtuar: vëllai i tij është implikuar në një çështje narkotrafiku, kryetari i Bashkisë Tiranë arrestuar për pastrim parash, dhe disa njerëz të afërt të tij lidhen me vetë kartelin Sinaloa.

Së fundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar dhe shpallur organizatë kriminale ndërkombëtare ‘grupin Hysa’ të biznesmenit Luftar Hysa i cili është akuzuar se vepron me miratimin e organizatës terroriste Sinaloa. Më 4 tetor 2020, zyrën e kryeministrit Edi Rama e viziton një biznesmeni, Luftar Hysa i akuzuar për pastrim parash dhe me lidhje të dyshuara me kartelin Sinaloa. Nuk dihet saktësisht se për çfarë folën, por vetëm dy muaj më vonë, Hysa merr dritën jeshile për të hapur dy kazino të reja, një në Tiranë dhe një në Vlorë, e konsideruar kryeqyteti tjetër i pastrimit të parave.

Në fillim, Rama e mohon se e njeh, por më vonë pranon se takimi është zhvilluar dhe konfirmon faktin se Luftar Hysën i kanë dhënë dhe licensë për kazino në Vlorë.

Artikulli i Arte mbyllet me konstatimin se  ndonëse ka shumë kritikë brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht nga SHBA, Brukseli po mbyll sytë ndaj një ‘narko-shtet’ të mundshëm për arsye gjeopolitike.