Kriza e rëndë e thatësisë në Iran – nga hapësira
Imazhet satelitore të liqeneve dhe rezervuarëve kryesorë nëpër Iran tregojnë shkallën e thatësisë me të cilën po përballet vendi. Fotografitë e reja tregojnë sa shumë kanë rënë nivelet e ujit, në krahasim me një vit më parë. Si fajtorë kryesorë për krizën përmenden rënia e reshjeve dhe keqmenaxhimi i burimeve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Diga Lar: Gjendet në verilindje të Teheranit, në Malet Alborz dhe është rezervuar kyç për furnizim me ujë të pijshëm në kryeqytetin iranian, si dhe për sektorin e bujqësisë në rajon.
Liqeni Latjan: Gjendet afër qytetit Lavasan dhe kontribuon në rezervuarët e ujit për Teheranin dhe zonat tjera urbane në afërsi, duke balancuar kërkesën në këtë rajon me popullsinë më të madhe në gjithë shtetin.
Diga Sefid Rud: Gjendet në provincën Gilan dhe kontribuon në ujitjen e tokave bujqësore, si dhe u ndihmon miliona banorëve për të gjitha fushat pjellore në veri të Iranit.
Diga Amir Kabir: E ndërtuar në lumin Karaxh në Malet Alborz, diga furnizon me ujë Teheranin, prodhon rrymë dhe ndihmon në kontrollimin e vërshimeve sezonale.
Diga Rudbal: Gjendet në provincën jugore Fars dhe uji i saj përdoret për ujitje nga komunitetet lokale, ndonëse në këtë zonë raportohet shpesh për thatësi.
Diga Daneshmand: Gjendet afër provincës Golestan dhe uji i saj përdoret për ujitje dhe konsum nga komunitetet lokale. Ndihmon edhe në rregullim të vërshimeve sezonale.
Diga Fariman: Gjendet afër qytetit të dytë më të madh të Iranit, Mashhad në provincën Korasan Razavi, dhe uji i saj përdoret edhe për konsum, edhe për bujqësi.