Çakejtë zbresin pranë banesave në Malësinë e Madhe, banorët kërkojnë ndihmë nga institucionet
Emigrimi i banorëve dhe shpopullimi i zonës kanë sjellë një problem të ri në fshatin Kosan në Malësi të Madhe: çakejtë po afrohen pranë banesave, duke shqetësuar seriozisht komunitetin lokal.
Banorët thonë se numri i kafshëve të egra është rritur ndjeshëm gjatë 2-3 viteve të fundit, duke shkaktuar dëme të shumta në bagëtinë e tyre.
“Janë shumuar sikur të ishte një virus dhe po dëmtojnë gjithçka,” tregojnë ata, ndërsa shprehin frikën se çakallët mund të sulmojnë edhe fëmijët.
Megjithëse banorët kanë bërë ankesa te bashkia, deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje apo zgjidhje konkrete.
Situata mbetet shqetësuese, dhe komuniteti kërkon një ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të parandaluar incidente më të rënda.