'Apple përballet me tallje në rrjet'/ ‘iPhone Pocket’, çorape për 230 dollarë që po bëhet virale

Apple ka nxjerrë në treg aksesorin e ri “iPhone Pocket”, një mbajtëse për telefon që ka ngjyrë dhe formë të pazakontë, duke nxitur një valë talljesh dhe meme-ve në rrjetet sociale.

Prezantimi i produktit, i cili kushton 230 dollarë, ka bërë që përdoruesit e X dhe Instagramit ta krahasojnë me “çorape të prera” ose me kostumin e gjelbër të banjës të Borat.

YouTuberi i njohur Marques Brownlee komentoi se aksesorin duket si një “test” për fansat që mbrojnë çdo gjë që Apple publik.

Fotot zyrtare të aksesorit shtuan humorin e përdoruesve, të cilët kritikuan funksionalitetin e tij, duke pyetur gjithashtu për drejtimin që po merr kompania në linjën e saj të aksesorëve.

Në përgjigje, Apple sqaroi se iPhone Pocket është një artikull i krijuar në sasi të kufizuar, rezultat i bashkëpunimit me markën japoneze të modës Issey Miyake.

Kompania shpjegoi se dizajni është frymëzuar nga ideja e një xhepi shtesë, dhe se aksesorët do të vijnë në tetë ngjyra me rrip të shkurtër dhe tre ngjyra me rrip të gjatë.

Apple gjithashtu kujtoi se bashkëpunimi me Issey Miyake nuk është i pari, duke përfshirë dizajnimin e golfëve ikonikë të Steve Jobs.