Gjoba milionëshe për kotecë pulash/ Banorët e Ndroqit denoncojnë skemën e grabitjes së tokës

Banorët e Ndroqit, të cilët për dekada kanë jetuar dhe punuar tokën e tyre, u gjendën papritur përballë gjobave marramendëse nga IMT. 'Më kanë vënë 6 milionë lekë gjobë për një kotec pulash që e kam prej 30 vitesh,' shprehet Ilir Pojana, një nga katër kryefamiljarët e gjobitur për ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV.

Gjobat, sipas tyre, janë qesharake dhe prekin struktura të domosdoshme për jetesën: gardhe për të ndarë bagëtitë, depo të vogla misri dhe kasolle bari. Por pas këtyre letrave, ata shohin një dorë të fshehtë. Banorët akuzojnë drejtpërdrejt një person me emrin Bledar Meniku, i cili, sipas tyre, po përdor institucionet shtetërore për të ushtruar presion me qëllim final lirimin e hapësirës dhe grabitjen e pronës. Ata shpjegojnë se toka në fjalë nuk ka qenë kurrë tokë bujqësore e regjistruar, por një ish-shtrat lumi, të cilin ata vetë e kanë kthyer në tokë të punueshme.

Ilir Pojana, banor i Ndroqit: Janë katër pjesëtarë, katër banorë ose katër familje si do ta themi që janë të gjobitur. Gjobat variojnë nga katër e 800 deri në nëntë e 200. Unë për vete kam marrë rreth 6 milionë lekë gjobë për një kotec pulash. Problematika ka filluar me qëllim grabitjen e pronës. Nga një person i quajtur Bledar Meniku. Ai e ka shtyrë IMT-në e Bashkisë Tiranë që të vijë të na vendosi gjoba. Me qëllim lirimin e hapësirës, me sa kuptojmë ne. Gjoba qesharake, për kotec pulash, për rrethime, gardhe, hambar misri, hambar bari. E quan ndërtim pa leje gardhin, ndërtim pa leje kotecin e pulave që është bërë ka 30 e sa vjet. Jo dje.

Se duhet të ishte ardhur më përpara IMT-ja. Po tashi që doli personi në fjalë që do të marri tokën, se i ka ardhur dhe kryeplaku i fshatit personalisht ke shtëpia, ky është kryeplaku i fshatit, mund ta flasi edhe vetë. Që ma liro tokën, mos shkojë puna në gjyq.

Kjo është tokë, kjo është basen lumi. Asnjëherë nuk është shfrytëzuar nga ish-kooperativat bujqësore. E kemi bërë tokë vetë. Kjo ka qenë, këtu ka qenë lumi. Sa për dijeni. Se po të ishte tokë, që ishte tokë bujqësore, do të ishte ndarë mbas ligjit. Po. Nuk ka qenë tokë bujqësore, është basen lumi. Nuk ka të drejtë të pajiset as ai me certifikatë, as ne si banorë. Ne kemi 34 vite që e shfrytëzojmë këtë pronë. E kemi bërë vetë, e kemi kthyer në jetë vetë, se ka qenë zhavorr, pjesë zhavorri.

Meqë e panë që ne e kemi mirëmbajtur, deri në 2001 ka qenë lumi në atë pozicion. U ndërtu a pasarela që të kalonin banorët edhe lumi filloi të devijimet e veta. Ka qenë komplet pyll, shkurre, rapishte. Ne e kemi pastruar e madje lidhshim bagëtitë këtu. E kemi sistemuar, e kemi mirëmbajtur. Vjen IMT-ja me datën 20 gusht edhe thotë, lironi tokën se është tokë e huaj. Ne jemi të ndërgjegjshëm që është shtet, është basen lumi. Se hartën që tregojnë, nga 57-ta e këtej, është vetëm lum, nuk ka qenë ndonjëherë tokë arë, tokë bujqësore. Po këtu ka ndërhyrë dikushi. Se janë dy, janë dy gjëra që ndikojnë në këtë mes. Edhe si vend ju pëlqeu, meqë po ndërtohet dhe ura mbi këtë fshat se ne kemi qenë të humbur fare, afër Tiranës, pesë-gjashtë kilometra me Tiranën dhe nuk kemi pasur urë.