Agjenda e fshehtë, Meçollari: Anijet italiane do përdoren nga Shqipëria për të kapur emigrantët në det, e pastaj sillen në Gjadër
Përtej bujës mediatike, marrëveshja për dhurimin e tre anijeve nga Italia fsheh një 'marifet' strategjik, siç e cilëson eksperti i sigurisë Artur Meçollari.
Sipas tij, qëllimi real i kësaj lëvizjeje nuk është forcimi i kapaciteteve detare shqiptare, por ofrimi i një zgjidhjeje ligjore për problemin që qeverisë Meloni i krijoi gjykata italiane duke bllokuar paktin për emigrantët. Meçollari në bisedë me moderatorin e emisionit Kafe Shqeto në Syri tv, shpjegon se “ndërsa anijet italiane nuk mund t'i transportojnë emigrantët e shpëtuar në det drejt qendrës në Gjadër pa shkelur ligjin, anijet me flamur shqiptar mund ta bëjnë këtë pa problem”. 'Në momentin që një emigrant hipën në një anije shqiptare, ligjërisht konsiderohet se ka shkelur në territor shqiptar. Kjo anashkalon plotësisht vendimin e gjykatës,' thekson ai.
Kjo analizë e kthen marrëveshjen nga një akt bujarie në një lëvizje të mirëmenduar politike për të zgjidhur një ngërç të brendshëm italian, duke përdorur Shqipërinë si një mjet kyç në strategjinë e menaxhimit të emigracionit.
Artur Meçollari: Marrëveshja është e forcës detare për tre anijet. Kurse Kajo, Kajo ka marrëveshje për për kantierin detar. Kurse forcat detare kanë marrëveshje për tre anije. autoriteti prokuror. Janë. Por problemi është që aty ka një, ka një marifet. Dhe kush është marifeti? E para njëherë që duhet të pranojmë që Shqipëria e cila ka gati 20 vjet që nuk merr anije të vjetra, kemi marrë mbas vitit '97 si nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Italia, por në 20 vitet e fundit duke filluar me anijet, me motovedetat Arkenxhëll që falën amerikanët dhe pastaj me prodhimin e anijeve të reja në Pasha Liman, ne nuk kemi marrë anije të vjetra, por mbas 20, mbas...
Flavio Qarri: Këto anije po i blejmë të përdorura?
Artur Meçollari: Nuk po i blejmë, janë dhuratë. Por pyetja është pse? Sepse në fakt djalli fshihet në detaje. Shiko, përveç faljes së tre anijeve të cilat kanë 35 vjet që operojnë, janë të vjetra, domethënë mund të kenë dhe dy-tre vjet kohë për të operuar jetë edhe pastaj duhet t'i presësh për skrap. E para nga pikëpamja ekonomike, t'i presësh për skrap në Itali është një kosto shumë e madhe për shkak se...
Flavio Qarri: Njësoj si këto të si tigrat. Që bën më shtrenjtë t'i çmontosh sesa t'i shesësh.
Artur Meçollari: Saktë. Në Itali për shkak të kërkesave mjedisore është shumë e shtrenjtë demontimi. Atëherë vijnë këtu, harxhuar 1.6 milionë euro, kanë harxhuar për riparimin disi të tyre. Por fshehja, në fakt e vërteta qëndron tek koncepti operacional që ata kanë firmosur.
Flavio Qarri: Nuk është kaq skandal.
Artur Meçollari: Jo. Nuk është kaq. Tashti...
Flavio Qarri: Domethënë çfarë ka, çfarë mund të ketë më keq sesa ne që të përdorim si skrecë e tyre.
Artur Meçollari: Sepse këto tre anije, këto tre anije do të përdoren në Jonin, në detin Jon, në Mesdheun qëndror, në bashkëpunim me Italinë për kundër emigracionit. Pra do të përdoren për të anashkaluar vendimin e gjykatës lidhur me Gjadrin.
Flavio Qarri: Pra, gjykata, një sekondë, ta bëjmë, ta kuptoj edhe unë dhe publiku besoj. Gjykata italiane ka vendosur kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali, Rama-Meloni siç njihet, protokollit Rama-Meloni. Sepse nuk mund t'i kapi marina italiane në det këta refugjatë dhe t'i çojë në një vend tjetër.
Artur Meçollari: Hipja në anije do të thotë shkel territorin e shtetit të një vendi komunitar, kur hipën në një anije italiane dhe ti transferohesh në Gjadër në një vend jo komunitar. Në qoftë se hipën në një anije shqiptare, ti direkt ke shkelur në një vend jo komunitar. Dhe automatikisht mund të vish në Shqipëri.
Flavio Qarri: Pra thjesht po përdoren këto për të legjitimuar marrëveshjen Rama-Meloni.
Artur Meçollari: Për të legjitimuar marrëveshjen Rama-Meloni për Gjadhrin. Ky është thelbi i marrëveshjes për tre anijet që po vijnë.
Flavio Qarri: Dhe për këtë na kanë dhënë tre karroca deti.
Artur Meçollari: Tre vjetërsira, të cilat do të kenë një jetë dy-tre vjet maksimumi dhe pastaj, sepse një anije e këtij karakteri, e këtij lloji, ato në fakt për marinën italiane dhe për rojen bregdetare italiane i kanë vite. Anija Libra ka dalë në 1 maj, ka dalë nga armatimi në Itali, kurse dy motovedetat e tjera të rojes bregdetare kanë dy-tre vjet që kanë dalë nga armatimi.
Flavio Qarri: Nga armatimi, çfarë do të thotë?
Artur Meçollari: Që nuk janë më në përdorim. Nuk janë më në përdorim. I kanë çuar në varreza domethënë. I kanë çuar në varreza që përpara dhe tani po investohet me qëllim që të rikthehen përsëri në shërbim.
Flavio Qarri: Të rilindin.
Artur Meçollari: Të rilindin.
Flavio Qarri: E kuptova. Ndërkohë zoti Mediu, e para një vlerësim për, duket ca aventura të rrezikshme ka bërë ministri i Mbrojtjes Piro Vëngu. Disa madje mund të thonë, besoj edhe Meçollari është një nga ata që sikur po flirtojmë pak me personat e gabuar në terma ushtarakë dhe zakonisht në terma ushtarakë nuk ka kështu gilivili…