Etrit Berisha i bëhet pengesë Dortmundit

Borusia e Dortmundit dhe Atalanta u ndeshën sot në një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve që po zhvillojnë për sezonin e ri futbollistik.

Italianët nga Bergamo vazhdojnë të shfaqen mjaft të fortë në fushën e lojës, njësoj si në sezonin e shkuar ku arritën të renditeshin në vend të 4-t në Serinë A.

Një gol i Iliçiç në minutën e 71-të mjaftoi për Atalantën që të triumfonte ndaj Dortmundit me rezultatin 0-1.

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, u aktivizua për 90 minuta të plota gjatë këtij takimi.