'Artisti i Sinaloas sot në listën e zezë të SHBA' Këlliçi: Palloshi i Gjatë, i pret në zyrë, për t’u dhënë liçensa kazinoje
Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me sanksionet e SHBA-së ndaj Luftar Hysës dhe familjes e tij, duke i bllokuar të gjitha aktivitetet dhe asetet financiare.
Vendimi është marrë pasi Hysa akuzohet nga autoritetet amerikane si pastrues parash i kartelit meksikan të drogës ‘Sinaloa’, një prej organizatave më të mëdha kriminale në botë.
Ndërkohë që Presidenti Trump i shpall këta individë pjesëtarë të organizatave terroriste, Kryeministri ynë Edi Rama, alias Palloshi i Gjatë, alias Kukulla e Sorosit, i pret në zyrë, për t’u dhënë liçensa kazinoje dhe leje hotelesh me 5 yje!
Postimi
Artisti i Sinaloas nga sot në listën e zezë të SHBA!
Personi që shihni në video, miku i ngushtë i Edi Ramës, shprehet se është gjendur në pozita të propozimit të projekteve promovuese artistike në Shqipëri, madje e shpreh veten faktor për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
I njëjti person, sot është futur në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, si pjesë e kartelit të Sinaloas.
Mbetet për t’u parë nëse Chapitot e Sinaloas vijojnë të kenë vizion artistik për Shqipërinë dhe dëshirojnë akoma futjen e saj në BE.