Gratteri konfirmoi 'Narko-Shtetin', Alba Kepi: Trekëndëshi që lidh shtetin, narkotrafikun dhe riciklimin e parave

Biznesmeni Luftar Hysa, i njohur për lidhjet e ngushta me qeverinë shqiptare dhe Kryeministrin Edi Rama, është sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit. Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja e Thesarit Amerikan e shpalli Grupin “Hysa”, si organizatë kriminale ndërkombëtare, për përfshirjen në operacione pastrimi parash të lidhura me kartelin e drogës Sinaloa.

Në të njëjtën linjë  Kryeprokurori i Napolit Nicola Gratteri, e ciliëson Shqipërinë narkoshtet pasi e gjithë struktura shtetërore e vendit është lidhur me bandat dhe trafikantët e drogës.

Gazetarja Alba Kepi e ftuar në studion e “Task Forcë’ sot në Syri Tv nënvizoi se ngjarja e fundit, që ka të bëjë me sanksionet dhe kontrollet e biznesve nga autoritetet amerikane, vijnë si përgjigje për të goditur grupet kriminale dhe pastrimin e parave në vendin e origjinës, duke treguar se lufta kundër narkotrafikut nuk mund të bëhet vetëm përmes politikave simbolike, por goditjes direkte të pasurive të paligjshme.

Jo vetëm, po në këtë intervistë ka dhe një paragraf ku Nelo Trokia pyet Nikola Gratterin dhe i thotë: a është e ekzagjeruar kur ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha e konsideron qeverinë, shtetin e Edi Ramës si narko-shtet? Gratteri thotë, jo vetëm kaq, por është më shumë se kaq. Pra, kjo për t'u lidhur se dhe logjikën që thotë Genci, që si ka mundësi që vjen në Romë, në takimin e Romës, një person nën hetim, siç është numri dy i qeverisë shqiptare, e pandehur, dhe fakti tjetër i asaj që vijon intervista për riciklimin e parave në tokën e origjinës.

Pjese nga diskutimi i Alba Kepit 

'Dhe për ta lidhur me ngjarjen e ditës, e orëve të fundit, fakti se kryeministri në intervistën e tij përgënjeshtron apo thonë të kundërtën e vetvetes në dy intervista të ndryshme. Nga një vrimë hotel me asnjë, njëqind vende, njëqind dhoma, është dhe një vend ku kemi një kazino të fuqishme dhe dimë se antimafia italiane gjithmonë e ka renditur aktivitetin e lojërave të fatit si një nga sektorët ku bëhet riciklimi më i madh i parave të pista dhe jo më kot, jo vetëm hoteli, po brenda hotelit, ky person ka ngritur kazinonë për të ricikluar në mënyrë të pakontrolluar këtë fitim të madh të asaj akuzave që ai ka për lidhjen me Sinaloan.

Dhe mos të harrojmë se personi, domethënë gazetari që e intervistonte, është gazetar i emisionit Report Rai 3, Bledi Mund ta konfirmojë, kur ka ndodhur kjo intervistë, Alessandro Tineli, i cili është një avokat, ka kontaktuar Sigfrido Ranuçin, që është drejtuesi, moderatori dhe autori i dikurshëm i Report Rai 3, tashmë ia kanë hequr këtë firmë, të drejtë që të ketë dhe autorësinë e këtij programi, edhe pse e moderon.

Ai ka marrë një kërcënim drejtpërdrejtë nga Alessandro Tineli pikërisht pasi ka bërë këtë intervistë me kryeministrin Edi Rama. Duke, duke u lexuar në këtë kontakt se ndaj Sigfrido Ranuçit pikërisht për të dëmtuar dhe për të kundërshtuar këtë intervistë që ka bërë ndaj Edi Ramës, kërkohej të përhapja e një propagande dëmtuese, sociale, mediatike për të denigruar figurën e Sigfrido Ranuçit.

Kjo për të treguar trekëndëshin e fuqishëm që lidh shtetin, narkotrafikun, krimin dhe riciklimin e parave. Dhe ajo çka ka ndodhur sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mendoj se është përgjigja perfekte ndaj luftës që duhet bërë ndaj këtyre personave. Në qoftë se i prek paratë, në qoftë se i prek bizneset, në qoftë se i mbyll këtë lloj aktiviteti dhe vë në presion, nën kontroll gjithçka, mund t'i luftosh në mënyrë efikase. Nuk, nuk luftohet as me këto politika, ato që pamë gjatë orëve të fundit, me një konferencë shtypi të përbashkët të Guardia di Financës italiane dhe autoriteteve shqiptare për një fushatë mbikqyrje ajrore që tregonte efikasitetin e luftës së trafikut të drogës. Luftohet pikërisht duke i goditur bizneset aty ku dhe Gratteri thotë që grupet, klanet, mafia shqiptare pastron paratë në territorin, në vendin e origjinës.

Grupi Hysa operon me miratimin e Kartelit Sinaloa, i cili në shkurt 2025 u shpall organizate terroriste nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Luftar Hysa është nga kryeministri Edi Rama në zyrën e tij më 4 tetor të vitit 2020 dhe pas këtij takimi kompania e Hysës mori licensën e kazinosë për hotelin Marina Bay në qytetin e Vlorës'