", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/November/13/auto_640-0-1763056286xcapturepng-6201763058785.png", "width": 900, "height": 682 } }

Tiranë/ Dera e autobusit të Bathores i këput këmbën një gruaje të moshuar, kërkohen të afërmit e saj

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të enjte në zonën e Bathores në Tiranë.

Sipas burimeve, një grua e moshuar ka humbur këmbën pasi shoferi i autobusit të Kamzës ka mbyllur derën para kohe gjatë zbritjes së pasagjerëve. Sipas dëshmitarëve, dera e autobusit është mbyllur ndërsa e moshuara po zbriste, duke e rrëzuar dhe shtypur rëndë.

Si pasojë e incidentit, ajo ka pësuar këputje të këmbës dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas denoncimit e moshuara jeton në një azil dhe nuk ka kontakte me familjarët. Në mesazhin e bërë publik, bëhet thirrje që të afërmit ose personat që e njohin të paraqiten në Spitalin e Traumës për të ndihmuar në identifikimin dhe kujdesin ndaj saj.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)