SHBA sanksionon Lufta Hysën, Balliu: Amerika lufton Sinaloan, Edi Rama në Shqipëri e legalizon

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për të sanksionuar Luftar Hysën, duke i bllokuar aktivitetet dhe lëvizjet e tij dhe familjes në SHBA.

‘Ndërsa Amerika lufton Sinaloan, Edi Rama e legalizon: në Shqipëri i njëjti person pritet në zyrën e Kryeministrit dhe quhet ‘biznesmen’, shkruan Klevis Balliu në Facebook.

Reagimi i Klevis Balliut:

SHBA shpalli non grata Luftar Hysën për lidhje me Kartelin Sinaloa, organizatën më të rrezikshme të trafikut të drogës në botë.

Ndërsa Amerika lufton Sinaloan, Edi Rama e legalizon: në Shqipëri i njëjti person pritet në zyrën e Kryeministrit dhe quhet ‘biznesmen’.

Kjo është diferenca mes një shteti që godet kartelin dhe një pushteti që bashkëpunon me të.

Në SHBA, Sinaloa është armik i sigurisë kombëtare.

Në Shqipërinë e Ramës, Sinaloa bëhet partner biznesi.