Ish-kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në SPAK

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur mesditën e së enjtes në SPAK.

Nuk dihen ende arsyet se pse ish numri një i Policisë është thirrur në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Rrumbullaku u emërua Kreu i Policisë së Shtetit në shtator të vitit 2022, ndërsa e mbajti këtë post deri në shtator të vitit 2024.