‘Bëj punën e Ramës, por jo burgun e Ramës’- IRIQI bisedon me Belinda Ballukun

Iriqi:- SPAK të ka marrë të pandehur, por ende je e lirë. Pse?

Balluku:- Se ka specifikë rasti im.

Iriqi:- Berisha dhe Meta u futën në arrest pa akuzë. Ndaj duket çudi sjellja ndaj teje.

Balluku:- Për Berishën dhe Metën pyet Ramën. I futi ai. SPAK-u nuk qe dakord, por kush i pyet ata. Një SMS e Ramës bën t’i zërë diarreja.

Iriqi:- Ndaj dhe ty Rama po të mbron?

Balluku:- Rama po mbron veten. Cili shqiptar beson që vjedh unë dhe Rama nuk di gjë? Kumbulla dhe dardha pas kurrizit të tij d.m.th. Po ai na di ne dhe sa herë bëjmë shurrën, o Iriq, e s’na ditka vjedhjet. Jo kumbulla nuk hamë dot pa ditur ai, por as bërthamat nuk na i kap dhëmbi.

Iriqi:- Pra, i trembet një arrestimi të vetes?

Balluku:- Jo një arrestimi, por një ekstradimi në Guantanamo. Se këtu nuk guxon kush t’i afrohet.

Iriqi:- Thuhet se e ke kërcënuar?

Balluku:- Sqarim, jo kërcënim.

Iriqi:- E çfarë i the?

Balluku:- O pallosh i gjatë, ia nisa. Rregullo burgjet se nëse do shkosh një ditë, të mos flesh në krevat e të të dalin këmbët jashtë. Të mblidhesh kruspull. Te dushet hiq sapunët, bëj ligj që të burgosurit të lahen veç me shampo. Për të mirën tënde e kam. Dhe mos guxo të më afrosh pranga mua se kam të regjistruar çdo urdhër tëndin e çdo kërcënim që më ke bërë. Siç di dhe transfertat e tua nëpër glob.

Iriqi:- Mos e do me të butë se nxehet e s’dihet ç’bën?

Balluku:- Me të butë e bëri gjyshi im, madje para togës së pushkatimit thirri dhe ‘të rrojë Enveri’ e si përfundim hëngri plumbin. Ndaj po bërtas e do ia them çdo ditë.

Iriqi:- Çfarë?

Balluku:- Që unë bëj punën e Ramës, ama s’kam pse bëj dhe burgun e Ramës. E di ai se ç’grifshë jam.

Iriqi:- Grifshë?

Balluku:- Po, po. Kështu më ka quajtur prej vitesh e vazhdon të më thërrasë. Që nga bashkia e deri te kryeministria. E dihet që grifshat nuk falin. Të marrin erzin dhe shpirtin. Ndaj po punoj e qetë. Se e kam kapur prej atyre thotë populli. S’ka nga lëviz. Hiç.