Hakerimi i kompjuterave të SPAK/ Merret nën hetim ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili
Meret nën hetim ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili.
Ai do të hetohet në lidhje me rastin e hakërimit të 3 kompjuterave të prokurorëve të SPAK.
Së bashku me Agim Ismailin, nën hetim janë vënë dhe dy personat e tjerë të arrestuar Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj si dhe persona të tjerë.
Agim Ismaili, ish-kreu i Burgjeve, është paraqitur gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Ai mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa ende s’dihen arsyet se pse është marrë në pyetje.
Ismaili është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme edhe me datën 2 Tetor.