Një sallë me qypa që s'bzajnë!

Njerëz!

I patë dje në sallën kryeministrisë drejtorët e spitaleve shqiptare që nuk bëzajnë. Që nuk ndjejnë. Që nuk skuqen. Që nuk klithin. Që nuk marrin frymë përpara akuzave të kryeministrit shqiptar. Ja, këto janë drejtuesit që i vendos partia. Eunukët. Ky eshtë integriteti profesional i pjesës më të ndriçuar të këtij vendi.

Këto janë përfaqësuesit e parimeve universale? Edhe në mbledhjen e Ramiz Alisë, 25 vite më parë u debatua, u kundërshtua, u refuzua, u fraksionua!

Si mund të besoj unë Ty o doktor që do të përballesh me dhimbjen, me vdekjen, se do më kthesh jetën, kur Ti nuk ndihesh, por hesht si fija e barit përballë çdo akuze. Jeni Ju pjesa më e ndriçuar e shoqërise, apo po ja fus kot unë?

Atëherë, Ju jeni ok me çfarë ju tha Kryeministri.

Qendrimi i djeshëm tregoj se po, jeni të paaftë të menaxhoni sistemin. Atëherë pse rrini më kot? Pse e zgjasni? Shkoni në shpi e bëni gjellën, apo vadisni lulet, dhe mos dërdëllisni vesh më vesh. E meritoni. Jeni të mbaruar.