Andorrë-Shqipëri sot në 20:45, si pritet të luajnë kuqezinjtë për fitoren e ‘play-off’-it
Shqipëria do të zbresë sot në fushë për ndeshjen ndaj Andorrës, ku do të synojë që të marrë një fitore që mund të garantojë kualifikimin për në “Play-Off”.
Prej ditësh, kuqezinjtë janë grumbulluar në Barcelonë, aty ku Silvinjo ka pasur mundësi që të përgatisë ndeshjen e parafundit në grup, por ndoshta më të rëndësishmen për ecurinë e Kombëtares kuqezi.
Dilemat për rreshtimin natyrisht që kanë qenë të shumta, duke parë formën e lojtarëve, por Silvinjo duket se e ka ndarë mendjen për t’i besuar heronjve që luajtën në Serbi, me balotazhe në sulm e mbrojtje.
Kështu, Strakosha është në portë, i ndihmuar në mbrojtje nga Hysaj në të djathë e Mitaj në të majtë.
Në qendër do të jetë Gjimshiti, ndërkohë që balotazh ka mes Ajetit e Ismajlit, me këtë të fundit më të avantazhuar.
Në mesfushë, Shehu, Asllani dhe Laçi do të jenë në ndihmë të 3 sulmuesve.
Broja do të jetë titullar në të djathtë, ndërkohë që në të majtë ka balotazh mes Hoxhës e Uzunit. Në qendër të sulmit, do të jetë Manaj.