VIDEO / Atletico Madrid – Napoli, ja kush është finalisti i parë i Audi Cup

Atletico Madrid dhe Napoli zhvilluan mes tyre një ndeshje të vlefshme për Audi Cup, ku marrin pjesë edhe Bayern Munich dhe Liverpool, shkruan SYRI.net.

Në minutën e 34-t Napoli kishte mundësinë më të mirë të kalonte në avantazh, por Milik gabon nga pika e bardhë.

Portieri Jan Oblak pret mrekullisht, duke shpëtuar Atleticon nga goli. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0.

Në fraksionin e dytë të lojës, në minutën e 66-të Napoli kalon në epërsi. Callejon shënon një gol të bukur, me një gjuajtje fluturimthi brenda zone.

Nuk zgjat shumë gëzimi i napoletanëve, pasi në të 73’ Fernando Torres barazon rezultatin 1-1.

Nuk mbaron me kaq, pasi Vietto përmbys gjithçka në minutën e 81-të, duke kaluar spanjollët në avantazhin 2-1.

Deri në fund rezultati nuk ndryshon më dhe Atletico Madrid është ekipi i parë finalist i Audi Cup.