VIDEO / Atletico Madrid – Napoli, zhbllokohet rezultati me këtë gol spektakolar

Atletico Madrid dhe Napoli po luajnë në këto momente mes tyre një ndeshje të vlefshme për Audi Cup, ku marrin pjesë edhe Bayern Munich dhe Liverpool, shkruan SYRI.net.

Në minutën e 34-t Napoli kishte mundësinë më të mirë të kalonte në avantazh, por Milik gabon nga pika e bardhë.

Portieri Jan Oblak pret mrekullisht, duke shpëtuar Atleticon nga goli. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0.

Në fraksionin e dytë të lojës, në minutën e 66-të Napoli kalon në epërso. Callejon shënon një gol të bukur, me një gjuajtje fluturimthi brenda zone.