Publikimi i emaileve të Epstein/ Shtëpia e Bardhë: Shpërqendrim vëmendjeje nga arritjet e Trump!
Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë të mërkurën si një "narrativë të rreme", publikimin e emaileve, në të cilat financuesi i ndjerë Jeffrey Epstein pretendonte se Presidenti i SHBA-së Donald Trump ishte në dijeni të shfrytëzimit të viktimave të mitura nga Epstein.
Sekretarja e Shtypit Karoline Leavitt tha se demokratët kishin "zbuluar në mënyrë selektive email-e në median liberale", dhe i akuzoi ata se po përpiqeshin të shpërqendronin vëmendjen nga arritjet e Trump.
"Këto histori nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje të pandershme për të shpërqendruar vëmendjen nga arritjet historike të Presidentit Trump, dhe çdo amerikan me mendje të shëndoshë e sheh menjëherë këtë mashtrim dhe shpërqendrim të qartë nga rihapja e qeverisë", tha ajo.
Tre emailet, të bëra publike nga demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, tregonin mundësinë që Trump ishte në dijeni të krimeve të Epstein, sipas faksimileve të publikuara të mërkurën.
Në një email të vitit 2011 drejtuar Ghislaine Maxwell, një ish-të dashur dhe bashkëpunëtore e ngushtë që tani është burgosur për komplot për t'u përfshirë në trafikim seksual, Epstein shkroi se Trump kishte "kaluar orë të tëra në shtëpinë time" me një person, emri i të cilit është fshirë nga emailet, por që Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve e identifikuan si "viktimë".
Në një email të veçantë drejtuar gazetarit Michael Wolff, i cili ka shkruar gjerësisht për Trump, Epstein shkroi për Trump: "Sigurisht që ai dinte për vajzat, pasi i kërkoi Ghislaine të ndalonte".
Të mërkurën, Shtëpia e Bardhë e kritikoi publikimin e email-it, si një përpjekje të demokratëve për të nxitur një "narrativë të rreme".
Sekretarja e Shtypit Karoline Leavitt tha se demokratët kishin "zbuluar në mënyrë selektive email-e në median liberale".
"Këto histori nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje të pandershme për të shpërqendruar vëmendjen nga arritjet historike të Presidentit Trump, dhe çdo amerikan me mendje të shëndoshë e sheh menjëherë këtë mashtrim dhe shpërqendrim të qartë nga rihapja e qeverisë", tha ajo.
Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve, i udhëhequr nga republikanët, publikoi gjithashtu 20,000 faqe dokumente të mërkurën të marra nga pasuria e Epsteinit.
Presidenti amerikan ka mohuar vazhdimisht çdo dijeni për krimet e dyshuara të Epstein dhe ka thënë se ai i dha fund marrëdhënies së tyre vite më parë. Ndërkohë, demokratët kanë akuzuar vazhdimisht republikanët dhe Shtëpinë e Bardhë për errësim të përfshirjes së Trump.
Epstein vdiq nga vetëvrasja në një burg të Nju Jorkut në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuza federale.
Avokatët e Maxwell, një personalitet i shquar britanik, kanë argumentuar se ajo nuk duhej të ishte gjykuar ose dënuar kurrë për rolin e saj në joshjen e vajzave adoleshente që të abuzoheshin seksualisht nga Epstein.
Ajo po vuan një dënim me 20 vjet burg, megjithëse u transferua nga një burg federal me siguri të ulët në Florida në një kamp burgu me siguri minimale në Teksas, pasi u intervistua në korrik nga Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche./ Euronews.