Pamje të tmerrshme: Syri siguron videon e plotë të atentatit ndaj Gilmando Danit në zonën e sigurisë së lartë

'Syri' siguron videon e plotë të atentatit ndaj Gilmando Danit dhe mikut të tij, agjent i AMP-së, në zonën e sigurisës së lartë në aeroportin e Rinasit, tek rreth rrotullimi.

Skena e krimit

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën e tmerrshme e cila ka rrezikuar jetën e . E gjithë ngjarja  ka ndodhur brenda 1 minute. Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi nga ekzekutimi mafioz i kryer në një prej zonave më të sigurta të vendit, ka rrezikuar dhe kalimtarët e thjeshtë, madje dhe delegacionet e vendeve partnere të cilat kalojnë aty vetëm pak sekonda pas ekzekutimit.

Ora 14:14:35

Nga video e siguruar nga Syri, duket makina e autorëve, Toyota, ndalon tek rrethrrotullimi, e hap krahun në anë të rrugës. Tre  persona, të maskuar dhe të veshur antiplumb dalin nga makina dhe qëllojnë me breshëri automatik drejt Mercedez Benzit, ku udhëtonin Gilmando Dani dhe miku i tij Muçi Sheqeri. Makina sapo kishte dalë nga Rinasi. Autorët qëllojnë me breshëri pa u ndalur për disa metra ndërsa Benzi ku ndodhej shënjestra vijonte të ecte.

Brenda makinës së autorëve mendohet se kanë qenë 4 persona, 3 autorët që kanë dalë nga makina dhe qëllojnë me automatik dhe shoferi.

14:14: 49 
Benzi i viktimave bën disa metra dhe ndalon. Ndërkohë plumbat e automatikut shpojnë muret e bizneseve disa metra larg, në krahun tjetër të rrugës madje 3 kalimtarë të tmerruar vrapojnë të ikin për t'i shpëtuar vdekjes.

14:15
Tre autorët fillimisht i afrohen makinës së tyre. Njëri nga autorët, që ndodhet në anën e majtë të makinës, merr armë tjetër, kthehet dhe me kallash në dorë shkon drejt makinës së bardhë e cila është tashmë ndaluar disa metra më tutje.  Duket se autori ka një problem me armën, pasi ndalon disa metra larg makinës ku ndodhej shënjestra. Ata që ishin në makinë afrohen, ndërsa miku i tij vrapon ti japë kallashnikovin tjetër ekzekutorit.

14:15:11 

Ekzekutori shkëmben automatikun me automatikun tjetër. Në këtë moment ekzekutori hedh karikatorin në tokë. Miku i tij e merr shpejt, dhe vrapon drejt makinës ku ndodhen shokët e tij, ndërsa ekzekutori drejtohet drejt Benzit të bardhë. Ndërsa ecën ai hedh karikatorin dhe e i vendos një tjetër karikator dhe i afrohet makinës nga krahu i pasagjerit. 

14:15:22
Ekzekutori i afrohet makinës Benz nga krau i pasagjerit ku ishte ulur Gilmando Dani dhe qëllon sërish. Pastaj ekzekutori largohet dhe merr karikatorin që kishte hedhur në tokë. Ndërkohë bashkëautori afrohet dhe qëllon me automatik drejt Benzit të viktimave dhe gomave. 

14: 15:31

Ndërsa ekzekutori vrapon drejt makinës, njëri ulet ta marrë karrikatorin që kishte hedhur në lulishten e rrethrrotullimit dhe rrëshket. Bashkëautori tjetër i vjen në ndihmë, e ngre dhe bashkë shkojnë drejt Toyotës për tu larguar nga vendi i krimit.

Gilmando Dani humbi jetën në vend ndërsa miku i tij Muçi Shaljani, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve spitalore, Shaljani ndodhet në reanimacion në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë 10 plumba, dy prej tyre në kokë. 

Ikja nga skena e krimit

Atentatorët, që mendohet se ishin katër,  tre në rolin e qitësve dhe një si shofer, janë larguar menjëherë pas vrasjes në drejtim të Fushë-Krujës. Vetëm pak minuta më vonë, në fshatin Halil, është gjetur një automjet i djegur që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Brenda mjetit janë gjetur katër armë zjarri, të cilat po analizohen nga ekspertët e kriminalistikës.

Informatori

Policia ka identifikuar një person të dyshuar si informator, i cili ka ndjekur lëvizjet e shënjestrave që nga zbritja në aeroport deri në momentin kur ata morën automjetin e tyre të blinduar tip Mercedes. Ky person dyshohet se ka informuar atentatorët, të cilët ndodheshin në një automjet tip Toyota dhe I bënë pritë në rrethrrotullimin e Rinasit ku kryen edhe atentatin.

Rikthimi tek skena e krimit

FNSH e Tiranës nga ora 11 e mbremjes se djeshme deri ne 3 te mengjesit ka kryer kontrolle ne gjithe Fushe Krujen pas ngjarjes se rende ne Rinas. 5 grupe te FNSH kane kontrolluar lokale, banesa dhe kane ndaluar automjete te shumta per kontrolle ndersa jane shoqeruar disa persona.Ekspertët e kriminalistikës janë rikthyer në vendngjarje për të mbledhur prova të reja që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim informatorin dhe po heton për persona të tjerë që mund të kenë ndihmuar në atentat.

Pista e hetimit
Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e një atentati të mirëorganizuar me motive kriminale. Viktima, Gilmando Dani, ishte krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, një nga personazhet më të njohur të botës së krimit në Shqipëri. Dani kishte shpëtuar nga dy atentate të mëparshme, në vitet 2011 dhe 2015, por nuk arriti të kishte të njëjtin fat në ngjarjen tragjike që ndodhi këtë javë.