Miku i Gilmando Danit, Sheqeri u fut në AMP me dokumente të falsifikuara, ndalohen dy policë të komisariatit nr 3 (EMRAT)

2 policës policie të komisariatit nr 3 janë ndaluar pasi akuzohen se ndihmuan Muçi Shaljani (Sheqeri) të futet në Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Dy puonjësit me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve" dhe "Shpërdorim i detyrës.

Të ndaluar janë Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, informon gazetari i Syri Tv, Klajdi Bodlli.

"Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit "Për Policinë e Shtetit" dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit M.Sh., u konstatuan shkelje të procedurave ligjore. Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri. Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.

 

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme, 11 nentor 2025, pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri) agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Dani dhe Shaljani kishin mbërritur nga Spanja e po largoheshin nga Rinasi me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Sipas burimeve spitalore, Shaljani ndodhet në reanimacion në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë 10 plumba, dy prej tyre në kokë.

Policia ka identifikuar një person të dyshuar si informator, i cili ka ndjekur lëvizjet e shënjestrave që nga zbritja në aeroport deri në momentin kur ata morën automjetin e tyre të blinduar tip Mercedes. Ky person dyshohet se ka informuar atentatorët, të cilët ndodheshin në një automjet tip Toyota dhe I bënë pritë në rrethrrotullimin e Rinasit ku kryen edhe atentatin.

Njoftimi i AMP

Në vijim të komunikimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotulin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve" dhe "Shpërdorim i detyrës".

Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit "Për Policinë e Shtetit" dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit M.Sh., u konstatuan shkelje të procedurave ligjore. Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri. Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.