SYRI TV/ PD nis aksionin parlamentar para Kryeministrisë, Berisha: Betejë e gjithanshme kundër regjimit

Nga dita e hënë opozita do të nisë aksionin politik para Kryeministrisë. Lideri i opozitës, Sali Berisha, njoftoi se nga e hëna do të nisë “parlamenti i qytetarëve”, një formë proteste dhe platformë politike e PD-së kundër “narkodiktaturës së Ramës”. Berisha theksoi se kjo është vetëm faza e parë e një serie veprimesh dhe protestash që do të vijojnë në mënyrë të vazhdueshme në gjithë vendin.

Syri TV

Të hënën PD nis zyrtarisht platformën e saj parlamentare para Kryeministrisë si përgjigje ndaj asaj që e cilëson narko-qeveri. Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se kjo do të shënojë fillimin e një parlamenti protestë para zyrës së Ramës, si pikënisje e një beteje të gjithanshme kundër qeverisë.

Në këtë platformë do të marrin pjesë deputetë dhe qytetarë, teksa paralelisht PD do të bëjë edhe analizën e saj të brendshme dhe takime me bazën e elektoratit.

Ky, sipas Berishës, do të jetë vetëm fillimi, teksa parlajmëroi se shumë shpejt do të ketë edhe protesta kombëtare.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha u ndal edhe tek mbrojtja që Rama po i bën Belinda Ballukut, për shkak të kërcënimeve të saj se do ta marrë me vete nëse përfundon në qeli. Kryedemokrati zbardhi se çfarë ndodhi në mbledhjen e qeverisë, sipas asaj që thonë burimet e fshehta brenda PS.