Balluku nuk u paraqit në komison/ Bardhi: Vetëm një person që ka shkelur ligjin i fshihet Kuvendit
Drejtuesi i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një akuzë të fortë ndaj Zëvëndësministres Belinda Balluku, e cila po i fshihet paraqitjes në komisionin parlamentar.
Sipas Bardhit, sjellja e ministres duke mos u paraqitur në komision është tregues i qartë i shkeljes së ligjit, duke argumentuar se “vetëm një person që e ka shkelur ligjin i fshihet kuvendit”.
Bardhi theksoi se një zyrtar që nuk ka shkelur ligjin nuk ka arsye të mos paraqitet për të dhënë llogari.
Gjithashtu Bardhi u ndal te dy zëvendësministrat e saj, të cilët u pyetën për vendndodhjen e ministres. Përgjigja e tyre ishte evazive, duke thënë se “ajo ka punë, po ne nuk e dimë ku është”. Kjo përgjigje ngriti dyshime të mëtejshme, pasi sipas deputetit, është e pakuptueshme se si dy vartës të drejtpërdrejtë nuk kanë informacion për eprorin e tyre.
‘Në fund, u hodh hipoteza se ministrja mund të jetë “mbyllur në zyrë” duke paracaktuar çështje të rëndësishme larg transparencës, duke e lënë të hapur debatin mbi përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien e zyrtarëve të lartë’, u shpreh Bardhi.
Bardhi: Kategoria e njerëzve që i fshihen apo shkojnë në drejtim të paditur, si ka ikur zonja Belinda Balluku, është kategoria e atyre që janë të ndërgjegjshëm që ka shkelur ligjin. Vetëm një person që e ka shkelur ligjin i fshihet kuvendit. Një person që nuk ka shkelur ligjin do të duhet të vijë në komision. Dhe të dy zëvendësministrat, ju ishit dëshmitarë, të pyetur se ku ndodhet ministrja, na thanë, ajo ka punë, po ne nuk e dimë ku është. Tani kur dy vartësit e vetë nuk e dinë çfarë pune ka ministrja, shqiptarët besoj e marrin me mend, është mbyllur në zyrë dhe po paracakton se kujt do t'i japë.