SYRI TV/ Dogjën dy automjete në Vlorë, identifikohen autorët
Policia e Vlorës ka ndaluar një shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku u dogjën dy automjete. Blutë e Vlorës kanë ndaluar 21-vjeçarin Xhordan Skënderaj, ndërsa kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, Daniel Doda, 28 vjeç. Dy të rinjtë akuzohen për “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim
Syri TV
Policia e Vlorës ka identifikuar dhe ndaluar autorin e djegies së dy automjeteve, ngjarje e ndodhur më datë 10 nëntor në lagjen “Isa Boletini”. Në kuadër të operacionit të koduar “Double Flames“, blutë e Vlorës kanë ndaluarin autorin e dyshuar të zjarrvënies, shtetasin Xhordan Skënderaj, 21 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi Daniel Doda, 28 vjeç, të dy banues në Vlorë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur me lëndë djegëse dy automjete, tip “Audi” dhe “Suzuki”, ndërsa ende nuk dihet motivi që i ka shtyrë të rinjtë drejt një veprimi të tillë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës, ndërsa sipas policisë, zjarri fillimisht përfshiu automjetin tip “Suzuki”, dhe më pas u përhap edhe në automjetin tjetër të parkuar pranë tij, e tipit “Audi”. Në lidhje me këtë ngjarje, hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të saj, materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.