Debati në Komision/ Balliu: Lubinë e kemi në drejtim të paditur, duhet të vinte sot këtu
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese është përfshirë nga debate të ashpra gjatë diskutimit të buxhetit për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në qendër të përplasjes ka qenë mungesa e ministres dhe një sërë akuzash të forta nga opozita për afera korruptive me fondet publike.
Deputeti i opozitës, Klevis Balliu ka kërkuar me këmbëngulje praninë e ministres në mbledhje, duke argumentuar se ajo ka detyrimin ligjor të mbrojë buxhetin më të madh në qeveri.
“Ministrja vjen për buxhetin, se i kërkon paratë, sidomos kjo ministre që ka buxhetin më të madh,” deklaroi ai, duke shtuar me ironi se përgjigja e zëvendësministres “nuk e di” për vendndodhjen e saj, tregon një situatë problematike. “Me rrezik shumë shpejt nuk do ta dijë as SPAK-u se ku do jetë ajo,” tha deputeti, duke lënë të kuptohet se ministrja po i shmanget përgjegjësisë.
Balliu vuri në pikëpyetje dhënien e buxhetit për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), duke pretenduar se kompania ka “qindra miliona euro borxh pa mbledhur” nga “miqtë e vet”. Ai akuzoi ministren se i shmanget llogaridhënies edhe në seancë plenare, duke mos u paraqitur në interpelancat e kërkuara nga opozita.
Duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës, ai i paralajmëroi: “Mos bëni gabimet që kanë bërë kolegët tuaj, që dilnin në mbrojtje të hajdutëve. Kështu dilnin në mbrojtje për Saimir Tahirin, për Ilir Beqjan, për Erion Veliajn.” Sipas tij, ministrja duhet të mbrohet vetë dhe jo të përdorë deputetët e mazhorancës si mburojë.
Një nga pikat më të nxehta të debatit ishte çështja e dy gjeneratorëve lundrues të njohur si “Tigri 1” dhe “Tigri 2”. Deputeti i opozitës i cilësoi ato si “dy rrangalla nga Bangladeshi”, për të cilat paguhen 80 mijë euro në ditë, por që sipas tij, nuk janë vënë kurrë në punë. Ai ngriti pyetjen se përse qeveria zgjodhi t'i marrë me qira për një kosto totale prej 60 milionë eurosh, kur blerja e tyre do të kushtonte vetëm 15 milionë euro.
Fjala e Balliut:
"Që ministrja e ka detyrim, këtë rregullore e keni shkruar ju, nuk e kemi shkruar ne. Dhe këtu në asnjë pikë nuk thuhet që nuk mund të vijë ministrja se do sjellë dikë tjetër apo diçka tjetër. Jo, ministrja vjen për buxhetin, se i kërkon paratë, sidomos kjo ministre që ka buxhetin më të madh, pra pjesën më të madhe të atij super buxheti që thoni që jeni krenarë ju, e ka ministrja. Dhe unë dua ta di, pse s'është ministrja? Pyetja e parë. Dhe kur e bëmë pyetjen, zonja zëvendësministre tha, nuk e di. Tani, kur këta nuk dinë ku kanë ministrin, leje më të dinë ndonjë gjë tjetër për pyetjet tona që kanë. Ministrat s'kanë faj këta që s'e dinë. Se atë me rrezik shumë shpejt nuk do ta dijë as SPAK-u se ku do jetë ajo. Se po i bën dokumentat gati. Po lëviz ajo. Ndërkohë lekët hajde t'ia japim themi. Për çfarë t'ia japim? Që ai që ka zëvendësuar berberin, që kanë plan të vjedhin më shumë se berberi dhe Velinda të vazhdojnë punën me lekët e shqiptarëve? Për çfarë t'i japim ne buxhet? Kur OSHE-ja e këtyre ka qindra miliona euro borxh pa mbledhura. Si kanë mbledhur? Se i kanë te miqtë e vet. Se shkonin atje dhe donin të merreshin me kriptomonedha. A po harruat? Te OSHE-ja e këtyre është bërë ajo. Për çfarë t'ia japim e këtyre? Më fal se ju drejtohem, ju s'keni asnjë lidhje, ju s'dini ku është, ju s'dini ndonjë gjë çfarë bën ajo. Por duhet të vijë ajo këtu. Ajo s'është këtu. Sepse kemi lubinë në drejtim të paditur.
E dyta, ne kemi kërkuar edhe në parlament, ju me shumë të drejtë thatë që opozita ka mundësitë e veta, dhe ne i kemi ezauruar të gjitha. E kemi kërkuar këtë zonjë që të vijë në parlament për interpelancë dhe zonja nuk vjen në parlament dhe u nxjerr ju. Dhe unë ju bëj thirrje, mos bëni gabimet që kanë bërë kolegët tuaj, që dilnin në mbrojtje të hajdutëve. Kështu dilnin në mbrojtje për Saimir Tahirin, për Ilir Beqjan, për Erion Veliajn. Dhe ja ku i ke sot. Po pse s'vjen ajo të mbrohet vetë këtu? Po ju thotë ju, shkoni ju, mbroni mua se unë do iki të shijoj pak paratë që ju kam vjedhur. Të vijë vetë ajo të mbrohet. Çfarë detyre keni ju ndaj asaj të mbrohet ajo? Pse, ju i keni vjedhur 50 milionë euro te tuneli i Llogarasë? I ka vjedhur ajo.
Ku do shkojë ky buxhet? Do shkojë te xhepi i Lubisë, i berberit, i Ramës, i shokut të Ramës? Ku do shkojë buxheti? Përderisa po bëj pyetje... pyetjet, unë po bëj pyetje. Dua të di...Tani, pyetjet që kam unë janë këto. Buxheti që ju po kërkoni do shkojë për shqiptarët, për rrugët, do shkojë për energjinë, apo do shkojë për Belindën dhe Ramën? Siç ka ndodhur deri tani. Siç ka ndodhur me tunelin e Llogarasë.
E dyta. Pse... pse s'është kjo pyetje? E caktoni ju çfarë është pyetja? E dyta, pyetja e dytë. Tigri 1 dhe Tigri 2 marrin 80.000 euro në ditë nga qytetarët shqiptarë, popullit më të varfër të Europës. Tigri 1 dhe Tigri 2 nuk ndizen. Asnjëra, as tjetra. I morët në Kabul ku i gjetët andej, dy rrangalla në Bangladesh, dhe i sollët këtu, ja morët 80.000 euro në ditë qytetarëve shqiptarë. Do ndizen ndonjëherë? A ndezin? As ndezin. Dhe pse vazhdojmë t'i paguajmë kur s'kemi këtë emergjencë të madhe ne për energjinë? Ju thoni që energji kemi, të gjitha i kemi, në rregull i kemi, çdo gjë është në rregull. Atëherë pse ça na duhej emergjenca ne me këta të Bangladeshit atje që do vinin këtu? Dhe pse për t'i blerë këto kushtonte 15 milionë euro, ndërkohë që me qira na ka shkuar 60 milionë euro? Ju pse zgjodhët qiranë dhe jo blerjen? 15 milionë euro ishin për t'i blerë ato. Ju i morët me qira dhe i morët shqiptarëve 60 milionë euro.
Pyetja tjetër. Pse rruga Qukës - Qafë Ploçë ka 50 vjet, 18 vjet, sa u bë që po ndërtohet? Si ka mundësi që ju e keni marrë këtë rrugë me një buxhet X dhe e keni çuar herë 10? Herë 10 buxhetin e rrugëve. Si e çuat rrugën ju nga 5 milionë euro në 250 milionë euro? Si e bëtë?
Tjetra, rruga Korçë - Ersekë. E morët rrugën Korçë - Ersekë, nuk i bëtë kolaudimin. U prish rruga. Thatë s'mbaj..."