Berisha: Do kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të ministreshës dhe të Pirro Vengut

Kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për media tha se opozita do të kërkojë dorëheqjen e menjëhershme të ministreshës dhe të Pirro Vengut, duke e konsideruar sjelljen e tyre përgjegjëse për dështimet e ndodhura në funksionimin e institucioneve dhe ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik.

Berisha theksoi se,edhe pse nuk ka prova që ministrja të ketë qenë e përfshirë drejtpërdrejt në skenarin e ekzekutimit të Danit, mënyra se si ajo reagon dhe sillet ndaj krizave e bën atë përgjegjëse për këto dështime, ndërsa për Pirro Vengun shtoi se dorëheqjen ia ka kërkuar edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Deklarata për media:

Sigurisht që, opozita do kërkojë, por dorëheqjen Pirro Vengut ia ka kërkuar edhe vetë Edi Rama.

Por Pirro Vengu nuk ia fishkëllon Edi Ramës, nuk e pyesin aty më.

Natyrisht ne do kërkojmë...

Do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore dhe ne do kërkojmë largimin e saj.

Natyrisht nuk kam prova se kjo është e përfshirë në skenarin e ekzekutimit të Danit në vendin më të sigurt, se aty janë profesionistë të tjerë që hyjnë në ato organizime, por mënyra se si reagon kjo dhe si sillet kjo, e bën përgjegjëse për të gjitha këto dështime që ndodhin.