Mbrojtësi i Bayern Munchen ndryshon klub

Hogler Badstuber firmos me skuadrën e Stuttgart. Ish-mbrojtësi i Bayern Munchen, sipas prestigjiozes gjermane “Kicker” ka gjetur akordin me klubin e sapongjitur në Bundesligën 1.

Badstuber u la i lirë nga klubi i Bayern Munchen, ndonëse kishte kontratë me bavarezët. Ai u huazua sezonin e shkuar te Schalke 04, ndërsa gjatë viteve të fundit ka vuajtur nga një seri e madhe dëmtimesh.

Badstuber ka fituar 5 tituj kampionë në Bundesligë me Bayern Munchen, gjithashtu edhe një Champions League në 2013, ndonëse nuk luajti shumë gjatë atij sezoni, pikërisht për shkak dëmtimi.