Vodhën disa vegla bujqësore në një banesë, arrestohen dy persona në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona për vjedhje në një banesë.
Të arrestuarit janë A. T., 55 vjeç, banues në fshatin Hundëkuq dhe F. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ata dyshohen se kanë vjedhur disa vegla bujqësore dhe pune nga banesa e shtetasit L. K.. Veglat e vjedhura janë sekuestruar si prova materiale.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër vunë në pranga dy shtetas, A. T., 55 vjeç, banues në fshatin Hundëkuq dhe F. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohen se kanë vjedhur disa vegla bujqësore dhe pune nga banesa e shtetasit L. K.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestruar veglat e vjedhura, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.