Akuza për korrupsion/ GJKKO shpall të pafajshëm Ilir Nishanin dhe inspektorin Hiçka – Dënohet Gerson Tafa...
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Ilir Nishanin, vëllain e ish-presidentit Bujar Nishani të cilin SPAK e akuzonte për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë i pafajshëm u shpall edhe inspektori Genci Hiçka. Ndërsa u dënua me dy vite burg Gerson Tafa.
Në aplikim të nenit 59 si dënim alternativ në përfundim u pezullua dënimi me burg duke u vënë 24 muaj në shërbim prove si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Inspektorët e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit akuzoheshin për marrje ryshfeti.
Në janar 2020, mjeku Kostandin Balloma ka kallëzuar në SPAK 3 inspektorët që sipas tij i kishin kërkuar klinikës 30. 000 lekë. Këta të fundit janë personat të cilët pretenduan se dhanë paratë por edhe bënë kallëzimin për 3 inspektorët, akuza që për të paktën dy inspektorët pavarësisht investimit të gjykatës ranë.