Tregu i Përmetit bosh dhe i heshtur: Çmimet e larta dhe emigracioni e kanë zbehur aktivitetin
Në tregun e fruta-perimeve të qytetit të Përmetit mbizotëron heshtja dhe mungesa e lëvizjes që dikur e karakterizonte këtë zonë.
Sot, aty shihen vetëm katër tregtarë që vazhdojnë të qëndrojnë pas stendave të tyre, ndërsa pjesa më e madhe e tezgave janë bosh.
Tregtarët pohojnë se largimet e shumta të banorëve drejt emigracionit kanë ndikuar drejtpërdrejt në uljen e konsumit dhe mungesën e blerësve.
Nga ana tjetër, konsumatorët e pakët që frekuentojnë tregun thonë se çmimet janë rritur ndjeshëm dhe janë të papërballueshme për buxhetet familjare.
Pamja e tregut të Përmetit pasqyron realitetin ekonomik të zonës: largime masive, konsum të ulët dhe çmime që rriten çdo ditë, duke e bërë jetesën gjithnjë e më të vështirë për banorët vendas.