U lirua gabimisht nga burgu në Britani, shqiptari në arrati prej 15 muajsh

Një shtetas shqiptar, i dënuar për tregti droge, ndodhet në arrati prej 15 muajsh pasi është liruar gabimisht nga burgu në gusht të vitit 2024. Mediat britanike raportojnë se shqiptari ishte duke vuajtur dënimin për një vepër të lidhur me lëndë narkotike të klasit B, por u la i lirë për shkak të një gabimi administrativ.

Ai është një nga të paktën tre të dënuarit që janë liruar gabimisht dhe që ende nuk janë kapur nga autoritetet. Dy të tjerët janë shtetas britanikë, njëri ishte dënuar për vjedhje me dhunë, ndërsa tjetri për mosparaqitje në polici.

Lajmi u bë publik pasi Zëvendëskryeministri dhe Sekretari i Drejtësisë, David Lammy, foli për herë të parë në Parlament lidhur me këtë skandal, duke pranuar se nga 1 prilli deri më 31 tetor 2024, janë regjistruar 353 raste të lirimeve të gabuara nga burgjet britanike.

Autoritetet britanike vijojnë kërkimet për tre të dënuarit që ndodhen ende në arrati.