Ekzekutimi në Rinas/ Policë dhe ekspertë krimesh shkojnë sërish në vendin ku u dogj makina

Forcat e policisë dhe ekspertë të krimeve ndodhen sërish në zonën pranë fshatit Halilaj, ku pasditen e djeshme u gjet automjeti i djegur që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit të rëndë në Rinas.

Pas ekzekutimit të Gilmando Danit dhe plagosjes së rëndë të Mustafa (Muço) Shaljanit, autorët u larguan në drejtim të Krujës dhe më pas dogjën mjetin pranë fshatit Halilaj, rreth 3 kilometra larg rrugës kryesore të qytetit.

Gazetari Elton Qyno, konfrimoi për Syri-n se “zona është rrethuar nga policia, ndërsa hetimet vijojnë ende për kapjen e autorëve”.