'Muçi u rekrutua nga drejtori'/ AMP-ja nis hetim për kriteret e punësimit si agjent i Mustafa Sheqerit
Nga Elton Qyno/
Mustafa alias Muçi Sheqeri, ishte rekrutuar në rradhët e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore nga drejtori i komanduar i kësaj drejtorie, Artjol Saliasi.
Saliasi, ka lidhur një kontratë 3 mujore me Mustafa Sheqerin, kontratë e cila mësohet se skadonte në fund të muajit Nëntor 2025.
Ai është rekrutuar si agjent i kësaj agjensie që varet direkt nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se gjatë kësaj kohe, Mustafa Sheqeri ishte pajisur dhe me çertifikatën e sigurisë, ndërkohë kontrata e punës mund të rinovohej sërish.
Pavarësisht rekrutimit të tij si agjent pranë AMP-së, Sheqeri, rezulton të mos ketë marë pjesë në asnjë veprim hetimor apo proaktiv në ndonjë procedim të nisur nga AMP.
Mustafa Sheqeri, aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin e 'Traumës'.
Ndërkohë Agjensia e Mbikqyrjes Policore, ka nisur një hetim administrativ lidhur me praktikën dhe kriteret që janë përdorur në rekrutimin në AMP të Mustafa Sheqerit.