81-vjetori i Çlirimit të Elbasanit rishfaq adhuruesit e Enverit, Maliqi: Turp, rikthimi i simboleve të diktaturës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, ka reaguar ashpër pas aktiviteteve për 81-vjetorin e Çlirimit të Elbasanit, duke denoncuar përdorimin e fëmijëve dhe të rinjve me fotografi të diktatorit dhe simbole komuniste.

“Sot duhej të ishte një ditë nderimi për ata që luftuan për liri, jo një skenë për rikthimin e simboleve të diktaturës. Është e turpshme që në vitin 2025 fëmijë e të rinj përdoren për të mbajtur fotografi të diktatorit. Ky nuk është nderim për historinë, por fyerje për kujtesën e atyre që vuajtën nën atë regjim,” shkroi Maliqi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë dinjitetin dhe të mos lejojnë manipulimin politik, duke përfunduar reagimin me mesazhin: “Respekt për dëshmorët e lirisë, jo për simbolet e diktaturës.”

Postimi
81-vjetori i Çlirimit të Elbasanit duhej të ishte një ditë nderimi për ata që luftuan për liri, jo një skenë për rikthimin e simboleve të diktaturës.

Është e turpshme që sot, në vitin 2025, fëmijë dhe të rinj përdoren për të mbajtur fotografi të diktatorit dhe simbole komuniste. Ky nuk është nderim për historinë, por fyerje për kujtesën e atyre që vuajtën nën atë regjim.

Ndoshta nga halli njerëzit detyrohen të bëjnë gjithçka…Por, mbani dinjitetin ruani fytyrën pasi një ditë do ju duhet.
Respekt për dëshmorët e lirisë, jo për simbolet e diktaturës.