Matthias Sammer kritikon Julian Nagelsmann-in për deklaratat ndaj Leroy Sané: Individët kanë nevojë për dashuri, jo presion

Julian Nagelsmann ka ndezur debat në Gjermani me paralajmërimin publik ndaj Leroy Sané, i cili po përgatitet për rikthimin e tij në kombëtaren gjermane pas një mungese të gjatë.

Trajneri i Gjermanisë deklaroi se Sané nuk do të ketë më shumë mundësi për t’u provuar në nivel kombëtar, të paktën për sa kohë ai është në drejtim.

“Ai e di që nuk ka më pafundësisht mundësi për të treguar veten në kombëtare, të paktën jo nën drejtimin tim,” – u shpreh Nagelsmann.

Edhe pse e vlerësoi sulmuesin si “një lojtar që mund të bëjë gjithçka”, Nagelsmann theksoi se nuk është plotësisht i kënaqur me paraqitjet e fundit të tij:

“Nuk jam 100% i kënaqur me performancat e tij në Turqi. Ai duhet të japë maksimumin dhe askush tjetër nuk mund ta ndihmojë në këtë, përveç vetes së tij.”

Por këto deklarata nuk u pritën mirë nga Matthias Sammer, ish-drejtor sportiv i DFB-së dhe dikur mentor i Nagelsmannit. Në emisionin “Sammer & Basile – der Hagedorn-Talk”, ai e kritikoi hapur trajnerin e kombëtares për mënyrën e komunikimit:

“Nga përvoja ime, individët kanë nevojë për dashuri, aq shumë dashuri sa të shpërthejnë! Kështu funksionon,” – tha Sammer.

Sipas tij, një lojtar që vuan nga mungesa e stabilitetit në paraqitje nuk përmirësohet me kritika publike apo presion:

“Nuk ka nevojë të vësh në dyshim marrëdhënien me të publikisht apo t’i shpjegosh publikut se kjo mund të jetë