Skandali/ E pandehur për vjedhjen e 90 mln euro, Strazimiri: Balluku kërkon 30 milionë euro borxh nga shqiptarët

Ligjvënësi demokrat Gent Strazimiri ka hedhur akuza në drejtim të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, e cila njëkohësisht drejton Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjatë fjalës së tij në komisionet parlamentare këtë të martë, Strazimir tha se Balluku kërkon 30 milionë euro kredi për sektorin e energjisë, në një kohë që sipas tij, këto para do t'u merren taksapaguesve shqiptarë.

Duke shprehur votën e tij kundër që në Komision, Strazimiri tha se është jashtë çdo procedure ligjore që një e pandehur të shpenzojë paratë e shqiptarëve, kur tashmë dihet fondet jepen për interesa okulte.

Në mënyrë të përsëritu fonde që na jepen edhe si grante nga BE për projekte të ndryshme, shkojnë dëm. Dhe nëse ka një individ që është simbol i shpërdorimit të këtyre fondeve është Belinda Balluku, e cila ka firmosur në korrik të vitit 2025 këtë borxh që shqiptarët e marrin dhe që ia lënë në dorë ta implementojë e shpenzojë personi që s’është nën hetim për këtë punë, që janë Tigri 1 dhe 2, që është skandal ndërkombëtar jo vetëm kombëtar.

Të dy anijeve të vendosur në Vlorë, që ne paguajmë për një qokë që ne tashmë e kemi marrë vesh se kujt ia paguajmë. Një ish ambasadore amerikane me sa duket, por vazhdojmë e paguajmë ne. Të angazhojmë shqiptarët që me taksat e tyre të paguajnë 30 milionë euro të tjera, më duket pas që është e paarsyeshme dhe kriminale.

Vazhdon mban detyrën e na sjell fatura për borxhe, i merr në emrin tonë dhe ne vazhdojmë mbetemi pa drita. Ka 12 vjet që zgjat kjo punë, ne do ta votojmë kundër, sepse këto fonde do kenë fatin e fondeve të tjera që kanë shkuar kudo përveçse në destinacionin që ku kuvend ka angazhuar shqiptarët dhe ka votuar.