Atentati mafioz në Rinas ku u vra Gilmando Dani/ Miku i tij, agjent i AMP-së, në reanimacion në gjendje të rëndë
Gazetari i Syri.TV, Fatjon Gjinaj informon se Muçi Shaljani, i njohur dhe me nofkën Sheqeri i cili mbeti i plagosur në atentatin ndaj Gilmando Danit në orën 14:20 në rrethrrotullimin në Rinas është në gjëndje të rëndë dhe ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës.
Sipas informacioneve paraprake, gjëndja shëndetësore e pacientit, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, është e rëndë. Ai është nën kujdesin intensiv të ekipit mjekësor. Sheqeri ka marrë një plumb në kokë.
Gazetari i Syri Tv Klajdi Bodlli informon se të dy po ktheheshin nga Barcelona. Dani mendohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit.
Mësohet se Sheqeri kishte disa muaj që punonte në AMP.
Nuk përjashton mundësia që të ketë pasur informatorë, me uniformë ose jo për autorët e interesuar për kokën e tij.
Nuk është hera e parë që Gilamdo Danit, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, i bëhet atentat. Në janar 2015 ai mbeti i plagosur në një atentati ku disa persona qëlluar ne armë drejt makinës ku udhëtonte Gilmando dhe Emiljano Shullazi.
Autorët mësohet se kanë qëlluar me kallashnikov drejt makinës, një benz I bardhë dhe më pas janë larguar drejt Krujës. Gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.
Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.