Ekzekutimi i Gilmando Danit, publikohen pamjet kur trupi nxiret nga makina
Një atentat me armë zjarri është regjistruar në Rinas këtë mesditë.
Mësohet se plumbat janë qëlluar nga dy makina që kanë ikur në drejtim të Fushë Krujës. Burime për Syri.net kanë siguruar pamjet nga momenti kur policia ka nxjerrë nga automjeti trupin e pajetë të shtetasit Gilmando Dani.
Lexo edhe: Ekzekutimi i Gilmando Danit/ Reagon Policia e Tiranës: Ja çfarë ndodhi në Rinas...
“Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.”- njofton policia.
Ndërkohë Syri tv mëson se i plagosur i cili është në gjendje të rëndë është shofer në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore, institucoinin ne varësi të Albana Koçiut.